Suárez: Do japim maksimumin
Vetëm pak ditë përpara nisjes së Botërorit të Klubeve, sulmuesi uruguaian Luis Suárez ka dhënë një mesazh të fortë për kundërshtarët e Inter Miamit, përfshirë edhe Porton.
Objektivi: Kalimi i grupit
“Ndeshemi me një grup shumë të vështirë dhe konkurrues, por do të përpiqemi të japim maksimumin për të kaluar më tej,” tha Suárez në deklaratën e tij për mediet. “Do të bëjmë më të mirën tonë dhe pastaj do të shohim se kë do të kemi përballë.”
Grupi i Inter Miamit
Skuadra amerikane ndodhet në Grupin A së bashku me FC Porto, Al Ahly dhe Palmeiras. Inter Miami do ta nisë turneun më 15 qershor kundër Al Ahly, ndërsa sfida ndaj Portos është caktuar për 19 qershor, ora 21:00 (me orën shqiptare).
Suárez flet edhe për Lamine Yamal
Krahas përgatitjeve për turneun, Suárez komentoi edhe mbi talentin e Barcelonës, Lamine Yamal:
“Është vetëm 17 vjeç, por po tregon një maturi të jashtëzakonshme. Si tifoz i Barcelonës, jam shumë i lumtur për progresin e tij,” u shpreh ai, duke theksuar se Yamal duhet të vazhdojë të kënaqet me futbollin dhe të përmirësohet çdo ditë.
Synimet e Inter Miamit
Inter Miami, përfaqësuesja e MLS-së në këtë edicion të Botërorit të Klubeve, shpreson të lërë gjurmë në debutimin e saj. Luis Suárez, me përvojën e tij të pasur, shihet si një nga shtyllat kryesore të ekipit në këtë aventurë ndërkombëtare.
Flaka
















