Rodrygo refuzon largimin nga Madridi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 21:31

Rodrygo refuzon largimin nga Madridi

Rodrygo Goes ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Sipas “Marca”, ylli brazilian i ka komunikuar trajnerit të ri Xabi Alonso, si dhe presidentit Florentino Pérez dhe drejtorit José Ángel Sánchez, se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Sezoni 2024/25 ka qenë sfidues për 24-vjeçarin, i cili ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë tre asistime që nga muaji shkurt, duke shkaktuar dyshime për rolin e tij në të ardhmen.

Pavarësisht formës jo bindëse, Rodrygo është shprehur i përkushtuar ndaj klubit dhe beson se mund të bindë trajnerin e ri për vendin e tij në formacion pas Kupës së Botës për Klube që do të mbahet në SHBA.

Arsenali nuk dorëzohet: 70 milionë për Rodrygon

Ndërkohë, Arsenali mbetet i interesuar për brazilianin. Mikel Arteta kërkon një emër të madh për repartin ofensiv dhe është gati të ofrojë 70 milionë funte për kartonin e Rodrygos.

Shoku i tij në kombëtaren braziliane, Gabriel Magalhães, ka deklaruar publikisht:

“Do ta merrja menjëherë në ekip. Rodrygo është një fenomen.”

Nëse sulmuesi nuk arrin të rikthejë formën më të mirë, verën e 2025-ës e pret një merkato me shumë pasiguri.

Flaka

40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?