E kryer: Gyökeres zgjedh Arsenalin!
Gyökeres zgjedh Arsenalin – Prioriteti i sulmuesit suedez bëhet i qartë.
Viktor Gyökeres është shumë pranë transferimit të tij të madh në Premier League, dhe duket se ka zgjedhur destinacionin e tij të preferuar: Arsenalin.
Pas një sezoni fantastik me Sporting Lisbonën, ku shënoi plot 54 gola dhe dha 13 asistime, sulmuesi suedez është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos verore. Emri i tij është lidhur me skuadra si Manchester United, Juventus, Chelsea dhe Arsenal.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga “Record” dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, vetë lojtari ka bërë të qartë se dëshira e tij është të kalojë te “Topçinjtë”.
“Prioriteti i Viktor Gyökeres është t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, pavarësisht interesimit nga Manchester United javët e fundit,” shkruan Romano në platformën X.
Arsenali ka dorëzuar tashmë një ofertë zyrtare prej 60 milionë eurosh, e cila përfshin edhe bonuse të mundshme. Klubi londinez e konsideron suedezin si një alternativë të fortë, veçanërisht në rast se nuk arrihet marrëveshja për Benjamin Sesko të Leipzigut.
Manchester United vazhdon të mbajë interes për Gyökeres, por tashmë duket se e ka kuptuar se lojtari e ka vendosur zemrën te Arsenali.
Flaka
















