Enrique e thotë troç: “Dembele meriton Topin e Artë”
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vlerësuar lart sulmuesin Ousmane Dembele, duke deklaruar se ai e meriton pa asnjë dyshim Topin e Artë.
Në një prononcim për media përpara përballjes ndaj Atletico Madridit, Enrique theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe atmosferën pozitive brenda ekipit.
“Jeta vazhdon dhe ne duhet të mendojmë për Kupën e Botës. Lojtarët janë të lumtur. Ne duhet të ecim përpara dhe të përmirësohemi. Ajo që pashë në stërvitje është e mrekullueshme. Fundi i sezonit është i ndryshëm nga ai me të cilin jemi mësuar. Por ambicia është aty, ashtu si edhe gjendja shpirtërore e lojtarëve. Ne duam të vazhdojmë”, u shpreh tekniku spanjoll.
Ai shtoi se ndeshja kundër Atleticos do të jetë e vështirë: “E njohim mirë Atleticon dhe ata kanë shumë cilësi. Ky është një kompeticion i ri. Duam ta fitojmë ndeshjen dhe ta nisim pjesëmarrjen tonë me fitore”.
I pyetur për përfundimin e Ligës së Kampionëve, Enrique tha: “Është një ndjenjë shumë pozitive sepse krijuam histori për klubin. Jemi të lumtur, por duhet të vazhdojmë, duke u përgatitur për këtë garë të re në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Për çmimet individuale, ai u shpreh i prerë: “Nuk jam aspak i interesuar për këto çmime individuale. Mendoj se Ousmane Dembele e meriton Topin e Artë, pa dyshim”.
Në fund, ai komentoi edhe për sezonin e ardhshëm: “Sa i përket trofeve, do të jetë e pamundur të bëjmë më mirë. Sepse i kemi fituar të katër titujt. Por ende kemi përpara këtë Kupë Bote për Klube. Është një garë shumë emocionuese dhe kemi besimin për të luftuar për titullin”.
Flaka
















