Kriza në SHBA – Pochettino kundër yllit të Milanit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 11:00

Kriza në SHBA – Pochettino kundër yllit të Milanit

Trajneri i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka reaguar me tone të forta pas polemikave të krijuara nga refuzimi i tij për ta përfshirë Christian Pulisic në dy ndeshjet miqësore para Kupës së Artë CONCACAF.

Mesfushori i Milanit ishte i gatshëm të luante vetëm në miqësore, por kishte kërkuar të mos ishte pjesë e turneut, për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë dy sezoneve të fundit, ku ka zhvilluar rreth 120 ndeshje për klubin dhe kombëtaren.

Por Pochettino nuk pranoi këtë kompromis dhe e përjashtoi Pulisic plotësisht:
“Unë jam trajneri, nuk jam manekin. Lojtarët nuk mund ta diktojnë planin,” u shpreh argjentinasi para sfidës së parë të SHBA-së ndaj Trinidad & Tobagos.

Pulisic, në një prononcim për CBS Sports, deklaroi se e respekton vendimin e trajnerit, por nuk e kupton.
Por Pochettino ishte i prerë:
“Lojtarët nuk kanë nevojë ta kuptojnë. Ata nuk e drejtojnë ekipin.”

Ai krahasoi situatën edhe me Sergiño Dest, i cili u përjashtua nga kampi stërvitor për shkak të gjendjes së rikuperimit fizik, duke theksuar se vendimet për përfshirjen e lojtarëve nuk merren vetëm mbi dëshirën individuale, por në bazë të analizës mjekësore dhe planit të stafit teknik.

“Vendosim ne nëse një lojtar ka nevojë për pushim. Kemi ekipe të tëra mjekësore që bëjnë këtë vlerësim, jo lojtarët,” theksoi trajneri.

Pochettino gjithashtu hodhi poshtë idenë se Pulisic është i pazëvendësueshëm:
“Ju thoni ‘lojtari më i mirë’? Po, është një lojtar i mirë, por duhet të performojë. Nuk mjafton të thuash ‘dua të jem atje’.”

Flaka

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 11:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?