Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, pavarësisht se ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028. E ardhmja e mesfushorit shqiptar është vendosur në pikëpyetje, teksa pritet fjala përfundimtare nga trajneri i ri, Cristian Chivu, i cili do ta vlerësojë në fazën përgatitore pas Kupës së Botës për Klube.
Sipas raportimeve të fundit, Fiorentina është klubi më i fundit që ka shfaqur interes për 23-vjeçarin, ndërkohë që edhe disa skuadra të tjera të Serie A po e ndjekin me vëmendje situatën e tij.
Interi është i gatshëm të shqyrtojë oferta, nëse ato afrohen me shumën prej 14 milionë eurosh – një vlerë më e ulët se ajo që kërkohej më herët. Klubi milanez ka shpenzuar rreth 16 milionë euro në total për transferimin e tij nga Empoli, dhe në rast largimi synon të minimizojë humbjen financiare.
E ardhmja e Asllanit pritet të qartësohet pas turneut të klubeve, ku mesfushori do të ketë një mundësi për të bindur stafin teknik të ri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Qershor, 2025 11:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.