Pas pesë vitesh në Torino, Samuel Mbangula ka përfunduar aventurën e tij me Juventusin, duke u transferuar përfundimisht te Werder Bremen në Bundesligën gjermane.
Sulmuesi 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030, ndërsa marrëveshja mes klubeve përfshin një pagesë prej €10 milion, e ndarë në katër këste, si dhe €2 milion bonuse të mundshme.
Mbangula, i cili u transferua nga Anderlecht te Juventus në vitin 2020, ka kaluar nëpër të gjitha nivelet e akademisë bardhezi, duke debutuar në Serie A në gusht 2024 me gol ndaj Como. Në sezonin e fundit, ai realizoi 3 gola dhe 3 asistime në 23 ndeshje të kampionatit, duke u vlerësuar si një nga talentet më premtuese të skuadrës.
Werder Bremen e cilëson Mbangulën si një përforcim strategjik, me trajnerin Horst Steffen që theksoi:
“Ai ka ritëm të lartë, është i mirë teknikisht dhe mund të luajë në disa pozicione në sulm. Do ta bëjë lojën tonë më fleksibile.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Korrik, 2025 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.