Zaniolo rikthehet te Galatasaray – klubet europiane në ndjekje
Pas një periudhe të pasigurt me huazime në Angli dhe Itali, Nicolo Zaniolo është rikthyer te Galatasaray, ku ka arritur të bindë klubin turk për vlerat e tij gjatë fazës përgatitore të sezonit.
Sipas raportimeve nga TuttoMercatoWeb, interes për mesfushorin italian kanë shfaqur Villarreal, Real Oviedo, Sunderland dhe PSV Eindhoven, ndërsa disa klube italiane mbeten të paidentifikuara.
Zaniolo u transferua te Galatasaray nga Roma në sezonin 2022–23 për një shifër rekord prej €15 milion (pa përfshirë bonuset), duke shënuar 5 gola në 10 ndeshjet e para në kampionat. Megjithatë, pas vetëm një ndeshjeje në sezonin pasues, ai u huazua te Aston Villa, ku zhvilloi 25 paraqitje në Premier League, por pa lënë shumë gjurmë.
Sezoni 2024–25 e gjeti fillimisht te Atalanta, e më pas te Fiorentina, por në të dyja skuadrat nuk arriti të rikthejë formën e tij më të mirë.
Për momentin, Zaniolo do të vazhdojë të stërvitet me Galatasaray, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur, me disa klube që po përgatisin oferta për ta siguruar në këtë afat kalimtar.
Flaka
















