Sulmuesi suedez Alexander Isak ka informuar klubin e Newcastle United se dëshiron të eksplorojë një transferim këtë verë, duke hapur rrugën për një lëvizje të bujshme në merkato.
Isak nuk udhëtoi me skuadrën për turneun parasezonal në Azi, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij janë shtuar ndjeshëm. Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, Liverpool mbetet i interesuar, pavarësisht se ka nënshkruar me Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.
Klubi nga Anfield ka bërë kontakt të drejtpërdrejtë 10 ditë më parë për të treguar interes konkret, por gjithçka varet nga vendimi i Newcastle. Nëse Luis Diaz largohet, Liverpool mund të dërgojë një ofertë zyrtare për Isak.
Ndërkohë, Al Hilal nuk ka zhvilluar bisedime konkrete me lojtarin deri më tani. Newcastle ka rifilluar kërkimet për sulmues të rinj, duke përgatitur lëvizje të reja në merkato.
Isak, i cili shënoi 27 gola në 42 ndeshje sezonin e kaluar, ka kontratë me Newcastle deri në vitin 2028, por refuzon rinovimin dhe kërkon një kapitull të ri në karrierë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2025 17:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.