Portalb: Qytetarët ende nuk i kanë marrë 10 mijë eurot e premtuara nga VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 09:41

Portalb: Qytetarët ende nuk i kanë marrë 10 mijë eurot e premtuara nga VLEN

Premtimi parazgjedhor i VLEN, 10 mijë euro për çdo qytetar, që ishte promovuar me pompozitet disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 mbetet i parealizuar deri tani, shkruan Portalb.mk.

Për të njëjtin premtim, pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE, protagonistë të VLEN u zotuan se premtimi i VLEN do jetë në planqeveritar.

As atëherë, kur u zotuan e as sot kur veç më kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes së VLEN, nga ky koalicion nuk tregojnë se kur do të realizohet ky premtim.

Portalb.mk nuk ka marrë përgjigje për pyetjen “deri ku është procesi i zbatimit të masës së premtuar ekonomike” e nisur deri te Qeveria e RMV-së dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, më të cilën udhëheq zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili ishte promotori kryesor i këtij premtimi.

Të njëjtën pyetje redaksia jonë e ka dërguar edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. 

“Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, po zbatojmë një sërë masash që po japin rezultate konkrete, siç është Plani Operacional i Punësimit, me të cilin kemi ofruar mundësi punësimi dhe trajnimi për mijëra qytetarë në të gjithë vendin. Paralelisht, po punojmë për të mbrojtur standardin dhe për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe zonat ekonomike dhe kapacitetet industriale në përputhje me ligjet, mundësitë buxhetore dhe interesin e qytetarëve”, thanë për Portalb.mk, nga Ministria e Ekonomisë, por pa precizuar asgjë rreth pyetjes konkrete se “deri ku është procesi i zbatimit të masës së premtuar ekonomike- 10 mijë euro për çdo qytetar”. 

Ndryshe, në plan programin e VLEN, nëkapitullin e shtatë– Mirëqenia dhe Ekonomia, theksohen zotime mbi buxhet zhvillimor, pensionet, pagën minimale, shtesa prindërimi, më pak taksa për bizneset e vogla dhe tëmesme, subvencione për fermerët, por, asgjëpër premtimin “10 mijë euro për çdo qytetar” 

Kujtojmë se herën e fundit kur zv/kryeministri, Izet Mexhiti e ka përmendur zotimin ka qenë 1 tetor 2024, në Daily Click në TV21 kur tha se është në plan qeveritar premtimi i VLEN-it për shpërndarjen e 49 për qind të aksioneve nga ndërmarrjet publike, respektivisht premtimi që secili qytetar të marrë nga 10.000 euro.

“Po! Po, është në plan qeveritar. E kemi biseduar me VMRO-DPMNE-në. Pajtohemi dmth që shumë ndërmarrje publike, edhe pse kanë monopol ekonomik, për shkak të korrupsionit të madh që ka ndodhur në të kaluarën, për shkak të jo qeverisjes së mirë të atyre ndërmarrjeve, janë para bankrotimit. Është ide ekonomike e VLEN-it, që të fillojmë këto t’i transformojmë, t’i shndërrojmë në shoqatë aksionare, ku një pjesë të mirë të aksioneve të shkojnë te qytetarët, të rritet kontrolla ndaj këtyre dhe do të jetë një mundësi për futjen e kapitalit dhe “know how” nga kompani prestigjioze ndërkombëtare, të cilat këto kompani para bankrotit, mund t’i shndërrojnë në kompani profitable”, pati thënë mes tjerash Mexhiti.  Burimi: Portalb

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2025 09:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?