ASH: Premtimet e VLEN-it – zero realizim, rezultat i vetëm degradimi i shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 08:33

ASH: Premtimet e VLEN-it – zero realizim, rezultat i vetëm degradimi i shqiptarëve

VLEN erdhi në pushtet me premtime të mëdha për shqiptarët, por realiteti është krejt i kundërt, thotë Aleanca për Shqiptarët. Sipas kësaj partie, nga premtimet e shumta të VLEN-it, realizimi është zero, ndërsa i vetmi “rezultat” është degradimi i pozitës së shqiptarëve në shtet.

“Një nga premtimet madhore ishte decentralizimi. VLEN premtonte më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat, zhvillim dhe barazi për qytetarët, modele evropiane të decentralizimit si Gjermania dhe Belgjika, si dhe komuna si nivel kryesor shtetëror për investime, administratë, rend civil dhe shërbime publike. Por, çfarë ndodhi në realitet?”, pyet ASH në reagimin e saj.

Sipas Aleancës, qeveria aktuale VMRO-VLEN është duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues se kurrë më parë, duke i marrë kompetencat komunave. “Vendimi arbitrar për uljen e numrit të këshilltarëve komunal, që prek drejtpërdrejtë përfaqësimin e shqiptarëve, sidomos të mërgatës, është shembulli më i qartë. Ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese, por qeveria dhe shumica parlamentare vazhdojnë ta injorojnë dhe ta mbajnë në fuqi diskriminimin flagrant ndaj shqiptarëve”, thekson ASH.

Kjo parti konsideron se me këto hapa, VLEN nuk po punon për interesat e shqiptarëve, por vetëm për interesa të ngushta pushteti dhe për llogari të VMRO-së.

“Decentralizimi është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerë evropiane. Çdo tentim për centralizim të pushtetit është hap prapa, dëmton zhvillimin ekonomik dhe thellon pabarazinë mes rajoneve të privilegjuara dhe atyre me shumicë shqiptare”, rithekson Aleanca për Shqiptarët.

Duke kujtuar daljen nga qeveria, kjo parti shton se vendimi i saj ishte i drejtë dhe vizionar: “Çdo ditë që kalon dëshmon se ky vendim ishte jo vetëm reagim politik, por edhe alarm i domosdoshëm kundër padrejtësive sistematike që po u bëhen shqiptarëve nga kjo shumicë parlamentare. Në vend të barazisë dhe zhvillimit, kjo qeveri ka zgjedhur rrugën e centralizimit, diskriminimit dhe degradimit të pozitës së shqiptarëve në shtet”.

“Shqiptarët nuk meritojnë të mashtrohen me fjalë të bukura, ndërkohë që në realitet qeveria e VLEN-it punon për ta kufizuar fuqinë e komunave dhe për ta dobësuar zërin e shqiptarëve”, përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 08:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?