Policët shqiptarë gjithnjë e më zëshëm kundër degradimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 18:03

Policët shqiptarë gjithnjë e më zëshëm kundër degradimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Gjithnjë e më shumë policë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po guxojnë të flasin hapur për padrejtësitë dhe diskriminimin që përjetojnë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Rasti i fundit është ai i Memet Alimit, polic nga Kumanova, i cili përmes një letre publike ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të barabartë të punonjësve shqiptarë në këtë institucion.

Në letrën e tij, Alimi denoncon degradimet e padrejta në detyrë, transferimet selektive pa bazë ligjore, përndjekjen me motive politike e etnike, si dhe nënçmimin e vazhdueshëm moral e profesional ndaj punonjësve shqiptarë. Sipas tij, vendimet për avancim shpesh nuk bazohen në performancë, por në lidhje partiake, duke shkelur parimet e meritokracisë, ligjit dhe Kushtetutës.

“Ky diskriminim i hapur jo vetëm që dëmton moralin e policëve shqiptarë, por cenon edhe funksionimin e shëndoshë të institucioneve të sigurisë në vend,” – thekson Alimi.

Ky reagim shtohet listës në rritje të ankesave publike nga pjesëtarët shqiptarë të policisë, të cilët prej kohësh paralajmërojnë se përballen me mospërfillje, nënçmim dhe pengesa në avancim. Fenomeni po merr gjithnjë e më shumë zë, duke hapur një debat të ri mbi barazinë etnike dhe politike brenda MPB-së.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 18:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?