Më 21.08.2025, rreth orës 14:40, një 79-vjeçare nga Tetova ka raportuar në SPB Tetovë se është viktimë e një mashtrimi klasik përmes telefonit.
Sipas denoncimit, një person e kishte kontaktuar në telefon, duke u prezantuar si mjek dhe i kishte thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku, nga i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Mashtruesi i kishte thënë se duhej të paguante menjëherë për një operacion urgjent.
Gruaja, e shqetësuar për vajzën, kishte hedhur nga ballkoni shumën prej 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane tek një person i panjohur. Vetëm më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar.
Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve të mashtrimit.
Ky është rasti më i fundit i skemës së mashtrimit me “aksident të rremë”, që kohët e fundit është përhapur në vend, ku kriminelët shfrytëzojnë panikun e qytetarëve për të përfituar para. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
22 Gusht, 2025 12:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.