Aleanca: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 09:52

Aleanca: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe grupimit VLEN, pas tentativës për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendimit për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, transmeton Flaka

“Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas ASh-së, qeveria nuk është tërhequr nga qëllimi për të minimizuar rolin e komunave shqiptare.

“Situata është e qartë: VLEN-i është pajtuar me pretendimet e Mickoskit për të rrënuar çdo gjë shqiptare. Madje, anëtari i tyre në KShZ, Abdush Demiri, mungoi në seancën vendimtare për fatin e mërgatës dhe të komunave shqiptare. Dhe sot, pa fije turpi, të njëjtit dalin në terren e kërkojnë besimin e qytetarëve për të marrë në qeverisje komunat që, me heshtjen dhe aprovimin e tyre, u masakruan e u relativizuan nga qeveria më antishqiptare që ka njohur pluralizmi politik”, theksohet në reagimin e partisë.

ASh shprehet se shqiptarët nuk do të bien pre e kësaj politike.
“Kjo manovër nuk kalon te shqiptarët. Tetori është afër dhe verdikti i shqiptarëve do të jetë fatal për këtë grupim të izoluar, që për pushtet e për të shpëtuar përfaqësuesit e vet nga skandalet korruptive, shqelmoi çdo arritje shqiptare”, vijon reagimi.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët thekson se mbetet në anën e qytetarëve dhe do të vazhdojë të mbrojë interesin kombëtar: “Aleanca për Shqiptarët mbetet në anën e qytetarëve, duke mbrojtur interesin kombëtar dhe barazinë e vërtetë politike”. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Gusht, 2025 09:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?