Deputeti Rijad Shaqiri ironizon me VLEN-in: A po fillojmë me punu diçka?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Gusht, 2025 15:44 Përditësuar

Deputeti Rijad Shaqiri ironizon me VLEN-in: A po fillojmë me punu diçka?

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar ashpër për mosrealizimin e premtimit për dislokimin e deponisë së egër në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës. Ai kujtoi se premtimi ishte dhënë një vit më parë, por deri më sot asgjë nuk është bërë.

Para 1 viti u premtua dislokimi i deponisë së Nikushtakut, por deri sot asgjë nuk është bërë. Tash, kur u shpallën zgjedhjet, po del i njëjti premtim. Qytetarët e Likovës nuk kanë nevojë të mashtrohen – ata meritojnë zgjidhje reale, jo fjalë boshe,” tha Shaqiri.

Ky reagim vjen pasi më 06.07.2024, përfaqësues të qeverisë kishin dalë me deklarata publike për zgjidhjen e problemit:

Sot së bashku me zv.Kryeministrin e parë njëherësh edhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, si dhe zv.Kryeministrin Arben Fetai dhe deputetin e zonës Rijad Shaqiri, takuam dhe njoftuam banorët e Komunës së Likovës se nga shtatori i këtij viti do të bëhet dislokimi i deponisë së egër në f. Nikushtak. Me këtë do të caktohen pika të tjera për mbledhjen e mbeturinave si dhe hapja e fabrikës për riciklimin e mbeturinave në nivel rajonal, ku këto deponi të egra si pika akumulimi do të kenë vende të posaçme për grumbullim dhe riciklim. Qeveria Vien – nuk u duhen 22 vite, punë dhe sinqeritet populli do e ndjejë ndryshimin,” thuhej në premtimin e dhënë më 2024.

Shaqiri theksoi se banorët e Likovës nuk kanë nevojë për rikthim të premtimeve të parealizuara, por për veprime konkrete që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Gusht, 2025 15:44 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?