Osmani: Mexhiti humb me 10% diferencë, kjo i shtyn të fabrikojnë afera të paqena!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 12:26

Osmani: Mexhiti humb me 10% diferencë, kjo i shtyn të fabrikojnë afera të paqena!

Pas sulmeve të koalicionit VLEN, në të cilat u përsëritën akuzat tashmë të mbyllura institucionalisht, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një qëndrim të qartë para opinionit: “Ata i kanë marrë anketat, në të cilat shihet qartë se diferenca mes meje dhe kandidatit të tyre është 10%, dhe tani janë në panik. Prandaj po përpiqen të hapin çështje për të cilat qytetarët zakonisht i akuzojnë ata se janë të korruptuar dhe se për 20 vjet e kanë drejtuar komunën në mënyrën më korruptive”.

Osmani kujtoi se qysh para se të përfundonte Samiti i OSBE-së ai personalisht ia kishte dorëzuar tërë dokumentacionin institucioneve përkatëse.

“Unë personalisht ia kam dorëzuar tërë dokumentacionin Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë. KShPK, pas disa javësh, doli me konstatim se nuk ka asnjë parregullsi. Edhe Prokuroria Publike konfirmoi se nuk ka parregullsi. Nuk ka pasur asnjë auditim të OSBE-së, por të Boris Trajkovskit, dhe kjo në lidhje me mënyrën se si ata e kanë pranuar pajisjen”, sqaroi Osmani.

Në përmbyllje, Osmani theksoi se kapitali i tij më i madh politik mbetet kredibiliteti i tij. “Nëse ka diçka që më dallon, është fakti se askush, në tërë karrierën time politike, nuk mund të më akuzojë për korrupsion. Ky është kapitali im më i madh në politikë, integriteti politik dhe kredibiliteti njerëzor”, përfundoi Osmani. Flaka Media

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Gusht, 2025 12:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?