Edhe një largim nga LD-ja e Izet Mexhitit – Agron Llokmani i bashkohet Aleancës

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 19:16

Edhe një largim nga LD-ja e Izet Mexhitit – Agron Llokmani i bashkohet Aleancës

Profesor Agron Llokmani, ish-koordinator i Lidhjes Demokratike (LD) për degën e Tearcës, i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim”, njofton Flaka

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Aleancës, Arben Taravari, i cili theksoi se partia vetëm sa po forcohet me figura të reja.

“Jemi të lumtur që profesor Agron Llokmani i bashkohet Aleancës më të madhe në vend, e cila vetëm rritet. Në zgjedhjet parlamentare profesor Agroni ishte pjesë e LD-së, por si një njeri me vizion ai është bërë pjesë e ekipit tonë që do të jetë ekipi fitues i tetorit: Aleanca Kombëtare për Integrim. T’gjithë n’Këmbë për Ardhmërinë!”, u shpreh Taravari.

Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, gjithashtu e përshëndeti aderimin e Llokmanit.

“Mirë se na vjen profesor Agron Llokmani në familjen politike të Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit ‘Aleanca Kombëtare për Integrim’! Vizioni ynë për Komunën e Tearcës sot bëhet edhe më i fortë me bashkimin e profesorit të nderuar, i cili në zgjedhjet parlamentare ka qenë koordinator i Lidhjes Demokratike për degën e Tearcës,” deklaroi Taipi. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?