BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 13:59

BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

Me Vendim  të Komisionit Evropian për zbatimin dhe miratimin e lirimit të parë të mjeteve për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, u miratua pagesa e parë e mjeteve për vendin tonë. Me këtë Vendim janë miratuar neto shuma prej rreth 2.3 milionë euro si ndihmë e pakthyeshme, dhe si shumë neto prej rreth 2 milionë euro si huamarrje, të cilat do të jenë të disponueshme përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe shuma neto prej rreth 3.7 milionë euro, që përfaqëson pjesën e mbetur të huamarrjes të dedikuar për mbështetje të drejtpërdrejtëbuxhetore. Në këtë shumë nuk janë përfshirë rreth 3.6 milionë euro, të cilat janë të dedikuara për shlyerjen e një pjese të mjeteve të cilat shteti i ka arkëtuar më parë si parafinancim.

Mjetet janë siguruar pas dorëzimit të Kërkesës nga ana e ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, i cili, si Koordinator nacional për Instrumentin për reforma dhe rritje, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përmes Ministrisë për Çështje Evropiane, e dorëzoi të gjithë dokumentacionin për hapat nga Agjenda reformuese 2024–2027, me afat të realizimit deri në dhjetor të vitit 2024 (respektivisht deri në shkurt të vitit 2025). Kërkesa përfshinte reformat në më shumë fusha: Në fushën e menaxhimit të financave publike ishin paraparë ndryshime ligjore për menaxhim buxhetor më efikas dhe më transparent. Në fushën energjetikë u krijuan struktura të reja menaxhuese për zbatimin e planit për tranzicion të drejtë. Në fushën e mjedisit të biznesit u vendosën rregulla të reja për pavarësi në menaxhimin me kompanitë shtetërore. Në fushën e sundimit të ligjit u parashikuan masa për plotësimin e rregullt të pozicioneve të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në përputhje me projeksionet afatgjata të këshillave kompetent.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, plotësisht janë realizuar dy hapa: sjellja e Ligjit për Kontroll të Brendshëm Financiar Publik dhe ndryshimet e Ligjit për Shoqatat Tregtare. Kjo paraqet 40 për qind të realizimit të hapave, gjegjësisht 50 për qind në raport me mjetet. Për hapat e mbetur, Komisioni konstatoi se nuk janë realizuar plotësisht dhe për to është paraparë periudhë shtesë (grace period) deri në 24 muaj, përkatësisht deri në muajin dhjetor të vitit 2026. Kjo do të thotë se shteti ka kohë shtesë për realizimin e tyre dhe për lirimin e mjeteve të mbetura nga mjetet e përgjithëshme të alokuara, të cilat arrijnë një shumë prej rreth 17,1 milionë euro.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Shtator, 2025 13:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?