Skandal në Zhelinë: Në deftesë të nxënësit shkruan “Republika e Serbisë”

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 01:14

Skandal në Zhelinë: Në deftesë të nxënësit shkruan “Republika e Serbisë”

Një skandal i ri është zbuluar në komunën e Zhelinës. Në adresë të redaksisë së Flakës ka mbërritur një fotografi e një deftese të lëshuar së fundmi nga shkolla e fshatit Trebosh.

Në dokumentin zyrtar, në rubrikën për shtetin, shkruan: “Republika e Serbisë”, ndërkohë që tek vendlindja figuron Tetovë, kurse në shtetësi është shënuar Maqedonia e Veriut.

Nxënësi, tashmë i vitit të dytë, ka lindur në Tetovë dhe posedon shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, por në deftesë rezulton sikur shteti është Serbia.

Prindi i nxënësit, i shqetësuar nga kjo situatë, deklaron për Flakën:

“Nuk e kuptoj si Zhelina dhe Tetova paskan rënë në territorin administrativ të Serbisë. Mund të jetë ndonjë gabim teknik, por pres nga drejtoria e shkollës dhe komuna e Zhelinës që kjo deftesë të tërhiqet dhe të shpallet e pavlefshme. Vajza ime, e cila të hënën filloi klasën e tretë, duhet të marrë një dokument me të dhënat e sakta, përndryshe mund të përballemi me telashe administrative në të ardhmen për shkollimin e saj të mesëm.”

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi kujdesin dhe kontrollin e institucioneve arsimore, pasi bëhet fjalë për dokumente zyrtare që vlejnë për identifikim dhe të ardhmen akademike të nxënësve.

Ndërkohë që redaksia është në pritje të sqarimit nga komuna e Zhelinës dhe drejtoria e shkollës fillore komunale “Fan Noli” të Treboshit. Redaksia tentoi të vë kontakt me drejtorinë e shkollës përmes numrit të telefonit 044 368 500 por linja nuk u hap disa herë radhazi. Flaka

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 01:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?