Sulmuesi brazilian Antony është rikthyer zyrtarisht te Real Betis, këtë herë në një marrëveshje të përhershme, pas largimit nga Manchester United. Transferimi, i vlerësuar rreth 25 milionë euro, vjen pas një huazimi të suksesshëm sezonin e kaluar, ku ai shënoi 9 gola dhe dha 5 asistime në La Liga.
Në konferencën për shtyp, Antony nuk e fshehu emocionin për rikthimin:
“Betis ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe kjo është arsyeja pse prita deri në ditën e fundit për t’u kthyer. Paratë nuk janë gjithçka, dashuria është shumë më e rëndësishme”.
Ai tregoi se periudha e pritjes ka qenë e vështirë:
“Kalova mbi 40 ditë në një hotel, ishte një muaj shumë i vështirë. Por agjenti im dhe drejtuesit e klubit e dinin sa shumë doja të kthehesha këtu”.
Antony theksoi se është gati për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar për objektivat e klubit, duke e cilësuar këtë rikthim si një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në karrierën e tij.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Shtator, 2025 22:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.