Zyrtare: Daniel Levy largohet nga Tottenham pas 25 vitesh
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se Daniel Levy është larguar nga posti i Executive Chairman me efekt të menjëhershëm, duke i dhënë fund një periudhe prej pothuajse një çerek shekulli në krye të klubit londinez.
Levy, i cili mori drejtimin në vitin 2001, ka qenë figura më jetëgjatë në këtë rol në historinë e Premier League. Gjatë mandatit të tij, Spurs u transformua nga një skuadër mesatare në një klub me infrastrukturë moderne, përfshirë Tottenham Hotspur Stadium dhe një qendër stërvitore të nivelit botëror.
Nën drejtimin e tij, Tottenham ka luajtur në 18 nga 20 sezonet e fundit në Evropë, ka arritur finalen e Champions League në 2019 dhe ka fituar dy trofe – EFL Cup 2008 dhe UEFA Europa League 2025.
Megjithatë, vitet e fundit kanë qenë të shoqëruara me kritika nga tifozët për mungesë investimesh të mjaftueshme në skuadër dhe për rezultate të paqëndrueshme në ligë.
Në vend të tij, Peter Charrington do të marrë rolin e Non-Executive Chairman, ndërsa Vinai Venkatesham do të vazhdojë si CEO, në kuadër të një “ere të re” për klubin.
“Jam jashtëzakonisht krenar për punën që kemi bërë dhe për komunitetin që kemi ndërtuar. Do të vazhdoj ta mbështes këtë klub me pasion,” – deklaroi Levy në mesazhin e tij lamtumirës.
Flaka
















