Pochettino: Nuk do ta stërvisja Barcelonën asnjëherë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2025 22:55

Pochettino: Nuk do ta stërvisja Barcelonën asnjëherë

Trajneri argjentinas dhe aktualisht drejtues i kombëtares së SHBA-së, Mauricio Pochettino, ka bërë deklarata të forta në një intervistë për El Chiringuito TV, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë për të drejtuar ndonjëherë FC Barcelona.

“Me stilin tim taktik mund të stërvis Barcelonën, por nuk do ta bëja kurrë. Edhe nëse Barça më bën ofertë… nuk do ta pranoja. Për mua, Espanyol është shumë më i pavarur dhe shumë më katalanas se Barcelona,” – tha Pochettino.

Ish-lojtari dhe trajneri i Espanyolit theksoi lidhjen e tij të fortë emocionale me klubin ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës, duke e konsideruar të pamundur kalimin te rivali i qytetit.

Në të njëjtën intervistë, Pochettino nuk e mbylli derën për një të ardhme te Real Madrid:

“Të stërvis Real Madridin? Nuk është kurrë vonë, nëse kënaqësia ia vlen.”

Deklaratat e tij kanë ndezur diskutime në Spanjë, duke rikujtuar rivalitetin e thellë mes Barcelonës dhe Espanyolit, si dhe interesin e hershëm të Real Madridit për shërbimet e tij.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Shtator, 2025 22:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?