John Stones largohet nga kombëtarja e Anglisë për shkak dëmtimi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Shtator, 2025 21:00

John Stones largohet nga kombëtarja e Anglisë për shkak dëmtimi

Mbrojtësi i Manchester City dhe kombëtares së Anglisë, John Stones, është detyruar të largohet nga grumbullimi i “Tre Luanëve” përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Andorrës dhe Serbisë.

Sipas trajnerit Thomas Tuchel, Stones mbërriti në kamp me shqetësime të vogla muskulore dhe nuk tregoi përmirësimin e pritur gjatë ditëve të para të stërvitjes. Për këtë arsye, stafi teknik vendosi të mos rrezikojë dhe ta lirojë lojtarin për t’u rikuperuar në Manchester.

“Fatkeqësisht, John Stones sapo u largua. Ai erdhi me probleme të vogla muskulore dhe nuk u përmirësua siç shpresonim. Nuk do të marrim asnjë rrezik,” – deklaroi Tuchel.

31-vjeçari do t’i nënshtrohet trajtimit dhe kontrolleve të mëtejshme në City Football Academy, me synimin për t’u rikthyer në kohë për ndeshjet e rëndësishme të klubit pas pauzës ndërkombëtare.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Shtator, 2025 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?