Federata e Futbollit të Holandës ka konfirmuar se Frenkie de Jong është larguar nga kampi stërvitor i “Tulipanëve” dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Lituanisë.
Mesfushori i Barcelona-s u aktivizua në barazimin 1-1 ndaj Polonisë, por pas ndeshjes ka ndjerë shqetësime fizike dhe nuk është në gjendje optimale për të luajtur sfidën e radhës.
Trajneri Ronald Koeman ka vendosur të mos rrezikojë me 28-vjeçarin, duke e liruar atë për t’u rikuperuar te klubi katalanas. Ky ishte rikthimi i parë i De Jong në kombëtare pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi, por duket se rikuperimi i plotë ende kërkon kohë.
Holanda aktualisht renditet e dyta në Grupin G të kualifikueseve dhe synon një fitore ndaj Lituanisë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim direkt.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Shtator, 2025 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.