ASh: VLEN sillet si opozitë brenda qeverisë, ndërsa ‘Bota Serbe’ vepron lirshëm në çdo cep të shtetit

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2025 09:35

ASh: VLEN sillet si opozitë brenda qeverisë, ndërsa ‘Bota Serbe’ vepron lirshëm në çdo cep të shtetit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar qeverinë VMRO-VLEN se po e çon vendin drejt projektit të “Botës Serbe”.

“Maqedonia e Veriut, e drejtuar nga qeveria VMRO-VLEN, po rrëshqet me hapa të sigurt drejt projektit famëkeq të ‘Botës Serbe’. Brenda më pak se një jave, qytetarët janë dëshmitarë të një serie veprimesh të koordinuara që shkojnë nga manipulimet historike deri te bashkëpunimi institucional me strukturat e ‘Republikës Sërpska’.” – thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Sipas ASh-së, veprimet e fundit tregojnë qartë thellimin e ndikimit serb në vend.

“Vendosja e pllakave për figurat e pushtimit serb, deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiq, dhe të ministres Milica Gjurgjeviq Stamenkovski në Kajmakçalan, si dhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të RMV-së me Fondin e Sigurimit Pensional të Republikës Sërpska, dëshmojnë se ndikimi serb nuk kufizohet më vetëm në retorikë, por ka depërtuar në institucionet shtetërore.” – thekson kumtesa.

Aleanca paralajmëron se kjo qasje është pjesë e një strategjie të gjerë të Beogradit për të legjitimuar projektin e “Botës Serbe” nëpërmjet manipulimeve historike dhe lidhjeve institucionale.

“Këto veprime, të ndërthurura me narrativën e rreme të ushtrisë serbe si ‘çlirimtare’, përbëjnë përpjekje të hapura për legjitimimin e projektit të ‘Botës Serbe’ në territorin e Maqedonisë së Veriut. Përmes kujtesës së manipuluar historike, Serbia po kërkon të vendosë ndikim politik dhe kulturor, duke rrezikuar sovranitetin, identitetin dhe stabilitetin multietnik të vendit tonë.” – thuhet më tej.

ASh e quan të pafalshme heshtjen e partnerit shqiptar në qeveri:

“Heshtja e turpshme e VLEN-it dhe justifikimet e tyre banale nuk mund të amnistojnë vazalitetin e tyre politik ndaj Mickoskit dhe hapjen e dyerve të RMV-së për projektet hegjemoniste serbe. Sot, VLEN sillet si opozitë brenda qeverisë, ndërsa ‘Bota Serbe’ vepron lirshëm në çdo cep të shtetit.”

Duke bërë thirrje për reagim institucional dhe kthim në kursin euro-atlantik, ASh përfundon:

“Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për provokime simbolike e për memorandume që e lidhin me Beogradin dhe Banjallukën. Ajo ka nevojë për institucione që mbrojnë rrugën euro-atlantike, për liderë që flasin me guxim dhe për politika që forcojnë kohezionin multietnik dhe sovranitetin e vendit. Heshtja është tradhti ndaj interesave strategjike të vendit.” Flaka

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2025 09:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?