Nafie Selmani: “Nga ‘Ndryshimi’ te zhgënjimi! VLEN përballë humbjes historike”

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shtator, 2025 22:45

Nafie Selmani: “Nga ‘Ndryshimi’ te zhgënjimi! VLEN përballë humbjes historike”

Nga Nafie Selmani

Sipas analizave prestigjioze të opinionit publik dhe të atmosferës politike në kampin shqiptar, zgjedhjet e tetorit pritet të sjellin një rrokadë të madhe politike në kampin shqiptar. Të dhënat e deritanishme tregojnë një saktësi të lartë, me marzh gabimi prej vetëm 1%, dhe po dëshmojnë se klima aktuale është dukshëm në favor të AKI-së.

Arsyeja kryesore për këtë zhvendosje është zhgënjimi i thellë i elektoratit të VLEN-it. Ata erdhën me parullën për “Ndryshim te madh”, por në vend që ta realizojnë, e shndërruan atë në mashtrim elektoral. Premtuan transparencë, përgjegjësi dhe politikë të re, por në praktikë u treguan kopje e zbehtë e të vjetrës, duke vazhduar me pazare, nepotizëm dhe retorikë koti të stilit: blla, blla, blla. Sot, shumica e votuesve të tyre ndihen të tradhtuar, mashtruar dhe të përdorur.

Kjo pakënaqësi masive ka krijuar një boshllëk që AKI-ja po e mbush me shpejtësi, duke u shfaqur si forca që kanalizon revoltën e elektoratit shqiptar ndaj dështimit të VLEN-it. Nëse ky trend vazhdon, epërsia e AKI-së jo vetëm që do të konfirmohet, por edhe do të thellohet në mënyrë të pandalshme, duke çuar në një përmbysje të balancave politike dhe në një humbje historike për VLEN-in.

Shqiptarët e kuptuan qartë se nga “Ndryshimi” përfituan vetëm nipërit, djemtë, tezakët, familjarët dhe jaraneshat e krerëve të VLEN-it.

Zgjedhjet e tetorit, në këtë mënyrë, do të jenë fundi i iluzionit të VLEN-it dhe fillimi i një konfigurimi tjetër politik, ku elektorati nuk pranon më mashtrime me emrin e “Ndryshimit”.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shtator, 2025 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?