BDI: Raste të reja konfirmojnë penetrimin e “Botës Serbe” dhe ndikimit rus në RMV

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 10:55

BDI: Raste të reja konfirmojnë penetrimin e “Botës Serbe” dhe ndikimit rus në RMV

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit që konfirmojnë qartë rritjen e penetrimit të “botës serbe” dhe ndikimit rus në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nën qeverinë aktuale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe koalicionin VMRO/DPMNE–ZNAM–VLEN.

Rasti i fundit me aktorin serbo-rus Miloš Biković është tregues domethënës i kësaj prirjeje të rrezikshme. Kryeministri Mickoski e priti publikisht Bikovićin duke e prezantuar si “bir të Berovës” dhe duke e lavdëruar për iniciativën për investim në një kompleks turistik. Por nuk mund të injorohet fakti që Biković është një figurë e lidhur ngushtë me Beogradin dhe Moskën, i cili:

• Vetë ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë se kishte marrë pjesë në marrjen e aeroportit të Slatinës në Prishtinë, një episod i njohur si demonstrim i forcës ruse në Ballkan pas bombardimeve të NATO-s, dhe që e lidhi me filmin e tij propagandistik “Balkan Border”;

• Në vitin 2023 është nderuar nga vetë Putin me shtetësinë ruse, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të soft power-it rus përmes artit, filmit dhe mediave.

Këto fakte tregojnë qartë se nën qeverinë aktuale, RMV po shfaq hapje gjithnjë e më të madhe ndaj ndikimeve të huaja që rrezikojnë kursin euroatlantik të vendit. Investime të tilla, të paraqitura si projekte ekonomike e kulturore, në thelb përbëjnë kanale për legjitimimin e narrativave serbo-ruse në vend dhe normalizimin e tyre si pjesë e identitetit tonë kombëtar.

BDI thekson se ky është një sinjal alarmues:

• përpjekjet për penetrim kulturor e politik nga Beogradi e Moska nuk janë të fshehura, por po legjitimohen nga qeveria;

• këto zhvillime rrezikojnë unitetin e shoqërisë, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë që të jenë të vetëdijshëm për këto procese dhe të mos lejojnë që vendi ynë të kthehet pas, drejt “botës serbe” dhe ndikimit rus. Interesi i vetëm i vërtetë kombëtar dhe shtetëror është rruga drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike si garanci e stabilitetit të brendshëm.

BDI mbetet e përkushtuar në këtë rrugë dhe do të vazhdojë të demaskojë çdo përpjekje për ta larguar vendin nga orientimi i tij strategjik euroatlantik.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 10:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?