Liridon Ramadani: Arben Fetai – as dëm, as peshë, veç hiç

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 19:38

Liridon Ramadani: Arben Fetai – as dëm, as peshë, veç hiç

Liridon Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj Arben Fetait, duke e cilësuar si figurë politike pa ndikim, pa strukturë dhe pa bazë reale.

“Në nivel republikan, Fetai nuk ka lënë asnjë shenjë për ASH-në. Ai vetë nuk e di nëse ka parti, fraksion apo lëvizje. Një gjë është e sigurt: ka aq anëtarë sa ka funksionarë. Më shumë asgjë”, theksoi Ramadani.

Sa i përket Likovës, ai u shpreh se tentativat e Fetait për të dëmtuar ASH-në kanë qenë të pasuksesshme. “Në perceptim tentoi të na dëmtojë, por realisht struktura jonë nuk ka pësuar. Dobësinë e tij e tregon lista e këshilltarëve: në Likovë, sipas të gjitha sondazheve, VLEN është parti e tretë, e para BDI, e dyta ASH dhe e treta VLEN. Edhe në një VLEN aq të dobët, Arben Fetai në listat e këshilltarëve ka marrë numrin 6 dhe kjo e vulos dobësinë e tij edhe në Likovë”, tha ai.

Ramadani shtoi se Fetai jo vetëm që nuk do të arrijë të bëhet këshilltar komunal, por as kandidatura e tij nuk ka asnjë peshë reale. “Pra, jo vetëm që kandidatura e tij është ‘me rëndësi pjesëmarrja’, por as këshilltar komunal nuk do të ketë”, theksoi ai.

“Arben Fetai është dëshmi e gjallë se kur dikush s’ka bazë reale, nuk mund të prodhojë as rezultat. As shenjë për partinë, as fitore për veten. Vetëm zhurmë dhe vetëm zhgënjim. Historia e tij politike mbaron aty ku s’filloi kurrë”, përfundoi Ramadani. Flaka

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shtator, 2025 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?