Osmani: Mickoski kërkon të fshijë BDI-në dhe rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shtator, 2025 10:46

Osmani: Mickoski kërkon të fshijë BDI-në dhe rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, nga një takim me qytetarët përcolli një mesazh të fuqishëm për kthesën politike dhe kombëtare që pritet në nëntor. Në fjalën e tij, Osmani paralajmëroi se pas strategjisë politike të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit nuk qëndron vetëm ndërrimi i pushtetit, por përpjekja për të fshirë gjithçka që përfaqëson trashëgimi historike dhe vlerore e shqiptarëve.

“Mickoski dëshiron që BDI-ja të fshihet nga skena politike. Pse? Sepse dëshiron të fshihen vlerat e BDI-së, trashëgimia e BDI-së, rrënjët e BDI-së. E ato rrënjë kanë degë që do të zgjasin për breza dhe shekuj. Dhe çdo i ri, edhe nëse harron çfarë ka ndodhur historikisht, do të ketë një nerv brenda vetes: si filloi ky rrugëtim për rikthimin e dinjitetit”, tha Osmani.

Sipas tij, beteja që vjen është përplasja e dy vizioneve: njëra që dëshiron të fshijë dinjitetin shqiptar dhe tjetra që synon ta ruajë dhe ta forcojë atë. Ai paralajmëroi se zgjedhjet në tetor do të jenë një test i pjekurisë historike për secilin individ:

“Në tetor, secili prej nesh do të jetë para një testi: ose do ta legjitimojë politikën e marrjes së sovranitetit, tapinë e shtëpisë, statusin e zotit të saj, ose do ta pranojë rolin e shërbëtorit. Kjo varet nga ju, vëllezër e motra”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se çdo qytetar ka përgjegjësi të madhe si ruajtës i vlerave të fituara me dekada të tëra luftë. Për këtë arsye u bëri thirrje njerëzve të mos jenë indiferentë, por të mendojnë seriozisht për zgjedhjen që sjell vota e tyre:

“Unë vetëm dua që secili prej jush të ndajë pak kohë dhe të mendojë për përgjegjësinë e madhe që do të bjerë mbi supet tona në tetor. Bisedoni në shtëpi, me miqtë tuaj: a do të lejojmë të na merret e drejta për të vendosur? A do të lejojmë të na poshtërohet gjuha?”

Në fund, Osmani iu drejtua emocioneve dhe kujtesës historike të komunitetit të tij:

“Kur të qëndroni para kutisë së votimit, mendoni për gjakun dhe djersën që janë derdhur për këtë dinjitet, që të respektohemi si zot të shtëpisë sonë. Dhe vendosni: cili do të jetë akti juaj që do të mbahet mend për breza”, përfundoi Osmani.

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shtator, 2025 10:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?