BDI: Me uniforma vetëm në gjuhën maqedone, qeveria konfirmon qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shtator, 2025 11:18

BDI: Me uniforma vetëm në gjuhën maqedone,  qeveria konfirmon qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për faktin se, me vendimin e fundit për uniformat njëgjuhëshe të policisë, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por mbi të gjitha një shkelje flagrante e Kushtetutës, e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e Marrëveshjes së Ohrit.

VLEN po mashtron qytetarët dhe po përpiqet të blejë kohë para zgjedhjeve duke thënë se gjuha shqipe do të përdoret në uniformat e policisë. Por këtë nuk guxon t’ia thotë padronit të vet në qeveri. Ata nuk kanë guxim të mbrojnë as atë që shqiptarëve u takon me ligj dhe Kushtetutë.

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe është i qartë: dygjuhësia është detyrim ligjor, jo vetëm në distinktivë (bexhe), por në çdo germë e në çdo shenjë të uniformave të policisë. BDI ka lënë ligjin, aktet nënligjore dhe infrastrukturën juridike të qartë. Qeveria aktuale nuk ka as kapacitet dhe as vullnet për të çuar përpara proceset e parapara me ligj, por të paktën është e detyruar të ruajë atë që është arritur.

Qeveria aktuale nuk pyet për ligj e për rregulla. Për ta është më e rëndësishme të imponojnë logjikën e rrezikshme se “Maqedonia e maqedonasve”, duke mos respektuar as Kushtetutën, as ligjet, as rregulloret. Ata e shohin veten si vetë shteti, duke zbatuar një platformë ideologjike që krijon artificialisht armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë funksion kanë instrumentalizuar edhe institucionet që duhet të jenë të pavarura, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është shndërruar në një organ parapolitik.

Kur ligji kërkon dygjuhësi dhe qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi e kapjes së shtetit nga një ideologji përjashtuese. Heshtja servile e partive shqiptare në pushtet vetëm sa e bën edhe më të rëndë këtë turp, sepse në emër të interesave të ngushta politike ato po pranojnë të shkelin mbi dinjitetin e shqiptarëve.

BDI e bën të qartë: shqiptarët nuk do të pranojnë poshtërime të tilla. Kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të vendimit diskriminues dhe respektimin e ligjit me përdorimin e gjuhës shqipe sipas parashikimeve ligjore.

Dinjiteti nuk blihet dhe nuk shitet. Ky vendim i turpshëm do të bjerë, sepse shqiptarët do ta mbrojnë ligjin dhe barazinë. Flaka

252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shtator, 2025 11:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?