Nafie Selmani: Distancimi i Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shtator, 2025 14:09

Nafie Selmani: Distancimi i Kurtit nga VLEN-i është lëvizje e natyrshme politike

Publicistja Nafie Selmani ka komentuar zërat e fundit për një distancim të Kryeministrit të Kosovës dhe njëkohësisht Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut. Ajo thekson se ky zhvillim është i pritshëm, duke u bazuar në logjikën e ngjarjeve dhe në profilin politik të Kurtit.

“Sikur kam thënë edhe më herët, karta e VLEN-it se Vetëvendosja është në VLEN tashmë është djegur përfundimisht”, deklaron Selmani.

Ajo rendit disa arsye pse Kurti mund të jetë duke u distancuar nga VLEN:

  • Inferioriteti i VLEN-it në Qeveri – “Kurti e ka parë se VLEN-i në ekzekutiv ka një pozicion tërësisht inferior e nënshtrues, gjë e cila bie ndesh me profilin e tij politik, i cili është ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe dinjitetit kombëtar.”
  • Shkelja e të drejtave të shqiptarëve – “Ai është i informuar se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po u hiqen e po u mohohen shumë të drejta, dhe kjo është në kundërshtim të hapur me gjithë luftën e kahmotshme të Kurtit në rrafshin kombëtar.”
  • Degjenerimi i projektit ‘NDRYSHIMI’ – “Fillimisht VLEN-i e paraqiti veten si një projekt për NDRYSHIM, por realiteti tregoi se ky ‘ndryshim’ rrëshqiti keq në një zëvendësim të së vjetrës me të njëjtën mendësi, të njëjtat praktika dhe me të njëjtët aktorë. Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe kapjes së shtetit u harrua.”
  • Hapja e dyerve për projektet serbe – “Kurti e di se projektet serbe me dy duar e këmbë po futen në Maqedoni, ndërsa VLEN-i jo vetëm që nuk po i kundërshton, por në mënyrë të heshtur po i pranon e madje në një mënyrë po i legjitimon.”

Në këtë kontekst, Selmani thekson se distancimi i Kurtit nga VLEN-i nuk është befasi:

“Distancimi i Albin Kurtit nga VLEN-i nuk është veprim i papritur, por reflektim dhe lëvizje e natyrshme politike dhe kombëtare. Ai nuk mund të rrezikojë reputacionin e tij, e aq më pak vizionin për çështjen kombëtare, duke u identifikuar me një strukturë që po shndërrohet në vegël të nënshtrimit.”

Ajo përfundon se, nëse ky trend vazhdon, “nuk është Albin Kurti ai që po largohet nga VLEN, por është vetë VLEN-i që po e largon veten nga shqiptarët dhe nga ideali i ndryshimit që e premtoi por nuk e realizoi. Këtë faturë ata do ta paguajnë në kutitë e votimit.” Flaka

252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shtator, 2025 14:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?