Osmani: Nga zgjedhjet në Çair varet e ardhmja e shqiptarëve dhe shtetit

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 27 Shtator, 2025 14:17

Osmani: Nga zgjedhjet në Çair varet e ardhmja e shqiptarëve dhe shtetit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të lira dhe demokratike, theksoi rëndësinë historike të zgjedhjeve të ardhshme, duke vlerësuar se rezultati në Çair do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e komunës, por edhe pozitën e shqiptarëve në shtet për dekadat e ardhshme.

“Këto zgjedhje do ta përcaktojnë të ardhmen e komunës sonë, por edhe të gjithë shqiptarëve në dhjetë, madje edhe njëzet vitet e ardhshme”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, ai theksoi dilemën thelbësore para së cilës ndodhen qytetarët, çfarë Çairi duan dhe cila do të jetë pozita e shqiptarëve dhe përfaqësimi i tyre në shtet.

“Së pari, a do të fillojë më në fund Çairi të ndryshojë. A do t’i japim fund njëzet viteve të regresit, shkatërrimit dhe korrupsionit në komunën tonë dhe të ecim përpara me energji të re, pa korrupsion, me punë dhe përkushtim. Dhe së dyti, a do të jenë më në fund shqiptarët të përfaqësuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, apo do të mbeten vasalë në një Qeveri që nuk i respekton të drejtat e tyre. A do të dëgjohet zëri i shqiptarëve si një komunitet i barabartë, si popull shtetformues, apo do të vazhdojnë poshtërimet”, u shpreh Osmani.

Osmani i ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime, sepse vetëm kështu mund të shprehin qartë se duan ndryshime.

“Çdo votë është e rëndësishme. Ky është momenti të thoni mjaft. Të thoni se pas njëzet vitesh ka ardhur koha për ndryshim. Jo vetëm të ndërrohen njerëzit, por të ndryshohet mënyra e qeverisjes, e cila duhet të jetë e ndershme, e përkushtuar, transparente dhe bashkë me qytetarët. Por kjo do të jetë e mundur vetëm nëse të gjithë dalim masivisht dhe votojmë”, tha Osmani.

Ai theksoi se fushata e tij do të mbetet e drejtë dhe pozitive, por me një qëllim të qartë, ndryshimin në Çair dhe kthimin e dinjitetit të shqiptarëve.

“Detyrimi im është që kjo fushatë të mbetet e drejtë, pozitive dhe e fokusuar në zgjidhjet për problemet e qytetarëve. Qytetarët tanë nuk kërkojnë teatër politik, as fyerje dhe sulme. Ata kërkojnë ndryshime, rezultate dhe shpresë. Ky do të jetë fokusi im i vetëm në njëzet ditët e ardhshme”, deklaroi Osmani.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 27 Shtator, 2025 14:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?