Vozitësit më të këqij janë në Maqedoninë Juglindore
Nga fillimi i vitit 2025 deri më 30 shtator, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e komunikacionit rrugor, në të gjitha Sektoret për Punë të Brendshme, përfshirë edhe Njësinë Lëvizëse për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, janë sanksionuar gjithsej 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi.
Më shumë shkelje të këtij lloji janë evidentuar në rajonet e SPB Strumicë dhe Shkup, me përkatësisht 3.275 dhe 3.202 raste. Pasojnë SPB Manastir me 2.811 shkelje, SPB Tetovë me 2.086, dhe SPB Kumanovë me 1.660 shoferë të ndëshkuar për drejtim pa patentë.
Nga Njësia Lëvizëse për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor janë shqiptuar 1.634 masa ndaj drejtuesve që kanë vozitur në kundërshtim me nenin 225 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, ndërsa në rajonin e SPB Veles janë evidentuar 1.466 raste, në SPB Shtip 1.238, dhe në SPB Ohër 1.086 shkelje.
Vetëm gjatë javës së parë të muajit tetor, deri më 07.10.2025, janë regjistruar 373 raste të reja të drejtimit të automjetit pa patentë shoferi.
Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe me këtë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta për të gjithë. Gazeta Flaka
















