Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Tetor, 2025 10:34

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati i Bardhë i Shkupit, transmeton Gazeta Flaka.

Sipas Aleancës, Izet Mexhiti tashmë ka braktisur edhe kandidatin e vet në Bërvenicë, vetëm pse ai “ua prish planet për nënshtrimin e shqiptarëve përmes VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit”.

Në reagim theksohet se Bilall Kasami, që “në Tiranë paraqitej si ‘shqiptari i madh’”, në Shkup po shfaqet “si politikani i dëshiruar i Mickoskit”, duke ndryshuar qëndrimet për 360 shkallë dhe duke relativizuar çdo parim që dikur e artikulonte me zë të lartë.

Në anën tjetër, Aleanca kritikon edhe Zekirija Ibrahimin, i cili “ka shpikur një formulë të re për të arsyetuar humbjet në Kërçovë”, kur deklaroi se ‘Etika është më e rëndësishme se Etnia’ — një qëndrim që, sipas opozitës shqiptare, “përpiqet të arsyetojë varësinë politike të VLEN-it ndaj VMRO-së dhe votën për kandidatin e Mickoskit”.

“Kjo është pasqyra reale e një koalicioni që nuk udhëhiqet nga idealet, por nga butonat që shtypen në Pallatin e Bardhë. Ata që dikur flisnin për dinjitet e përfaqësim, sot përulen para Mickoskit, ndërsa fitoren e Piros ua çendis VMRO-DPMNE dhe ua vulos me certifikata zgjedhore,” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Në fund, Aleanca thekson se opozita shqiptare do të vazhdojë të mbrojë votën, dinjitetin dhe pavarësinë politike të shqiptarëve – pa tutorë dhe pa butona.

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Tetor, 2025 10:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë