Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 13:43

Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare

Vetëm nga Zvicra, mbi 2.300 mërgimtarë nga Kërçova pritet të kthehen në vendlindje për të votuar të dielën.

“Nuk ta falim Kërçovën. Kërçova nuk shitet, nuk blihet dhe nuk harrohet. Për ty mund të jetë thjesht një qytet në RMV, por për ne është një copëz e zemrës sonë, një emër i gdhendur me lot dhe kujtime në shpirtin e çdo mërgimtari. Është djepi i ëndrrave tona, është toka që na mungon, është emri që e bartim me vete kudo që të jemi. Prandaj, na prit! Se vijmë me mijëra. Jo me urrejtje, por me dashuri. Jo me britma, por me këngë. Do të vijmë për të kujtuar, për të nderuar dhe për të treguar se Kërçova është dhe mbetet shqiptare! Kjo tokë e shenjtë nuk ka çmim. Ajo i përket shpirtit tonë të përbashkët. Me zemër nga mërgata”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Kërçova e Bashkuar” në Zvicër.

Slogani i këtij mobilizimi është:
“Shtegtuam, por kurrë s’t harruam.”

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat e mërgatës, mbi 15.000 mërgimtarë shqiptarë pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut për të votuar në rrethin e dytë zgjedhor, kryesisht në komunat Dollnen, Kërçovë, Bervenicë dhe të tjera me shumicë shqiptare.

Në këtë kontekst, ekspertët politikë paralajmërojnë se institucionet shtetërore nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë hap për të penguar ardhjen dhe votimin e mërgatës, qoftë përmes vonesave në aeroporte, pika kufitare, në rrugë, apo përmes fshirjes së votuesve nga listat zgjedhore, siç u raportua në disa raste të dielën e kaluar gjatë rrethit të parë zgjedhor.

“Qeveria, as mos të provojë të pengojë ardhjen dhe votimin e mërgatës shqiptare”, është mesazhi që vjen nga diaspora e organizuar, e cila edhe këtë herë po tregon peshën e saj vendimtare në proceset politike të vendit. Gazeta Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Tetor, 2025 13:43
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë