Valbon Limani: Listat zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht të mbushura me persona të vdekur

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2025 23:25

Valbon Limani: Listat zgjedhore në Gostivar dhe  Vrapçisht të mbushura me persona të vdekur

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe njëherit kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e listave zgjedhore në disa komuna të rajonit, përfshirë Gostivarin, Vrapçishtin dhe Mavrovën.

I ftuar në emisionin “ZOOM” në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti, Limani deklaroi se këto tri komuna përballen me “parregullsi të mëdha” në listat e votuesve, të cilat, sipas tij, “janë të mbushura me njerëz të vdekur”.

Ai e quajti “paradoksale” situatën në Komunën e Gostivarit, ku, siç u shpreh, ekziston një mospërputhje e madhe ndërmjet numrit real të banorëve dhe numrit të personave me të drejtë vote.

“Në Gostivar kemi 59.770 banorë, por për 23 këshilltarë kanë pasur të drejtë vote afërsisht 83 mijë banorë,” tha Limani.

Kreu i përkohshëm i komunës theksoi se një proces i rregullt, i drejtë dhe transparent zgjedhor është thelbësor për funksionimin demokratik të pushtetit lokal dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet vendore. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2025 23:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.