Osmani: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë është mashtrim politik, Balancuesi garantonte barazi reale

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 12:27 Përditësuar

Osmani: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë është mashtrim politik, Balancuesi garantonte barazi reale

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar ashpër të ashtuquajturin propozim-ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke e cilësuar atë si “shembull klasik të mashtrimit politik”, me shumë deklarata të bukura, por pa asnjë garanci reale për zbatim.

“Shumë fjali të bukura, shumë ‘vullnet të mirë’, por asnjë garanci reale. Ligjet nuk bëhen për njerëz me qëllime të mira; ligjet bëhen pikërisht kur vullneti i mirë mungon, për t’i mbrojtur qytetarët nga padrejtësia dhe arbitrariteti i pushtetit,” theksoi Osmani.

Sipas tij, dallimi thelbësor mes këtij propozimi dhe Balancuesit qëndron në faktin se Balancuesi ishte instrument konkret për zbatimin e Amendamentit 6 të Kushtetutës, ndërsa ligji i ri, sipas Osmanit, mbetet vetëm një deklaratë politike.

“Balancuesi ishte instrument konkret për zbatimin e amendamentit 6 të Kushtetutës, jo deklaratë politike. Ai i ka mbrojtur të gjitha komunitetet, në çdo nivel,” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se Balancuesi ka garantuar përfaqësim të drejtë edhe për komunitetin maqedonas, duke siguruar që në asnjë institucion të mos bien nën përqindjen e tyre në shtet, si dhe ka mbrojtur shqiptarët, turqit, romët dhe vllehët.

222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Ia hiqte drejtuesve të institucioneve mundësinë të zgjedhin njerëz sipas preferencave etnike apo politike dhe i detyronte t’i nënshtrohen një mekanizmi objektiv, ligjor dhe të automatizuar,” u shpreh Osmani, duke theksuar se Balancuesi ka respektuar plotësisht parimet profesionale dhe meritokratike.

Osmani theksoi se Balancuesi nuk e ka anashkaluar meritokracinë, por përkundrazi e ka mbrojtur atë nga kapja politike.

“Heqja e Balancuesit është si heqja e klauzolës së inkluzionit në çdo shtet evropian. Nuk është modernizim, është regres institucional,” tha ai, duke shtuar se inkluzioni nuk është opinion apo modë ideologjike, por standard i funksionimit të institucioneve moderne.

Një tjetër element i rëndësishëm, sipas Osmanit, është fakti se Balancuesi ka vepruar parandalueshëm, para punësimit.

“Balancuesi ka vepruar ex ante. E ka parandaluar shkeljen, nuk e ka regjistruar pasi është bërë dëmi. E ka kthyer barazinë nga vullnet i lirë në detyrim kushtetues,” deklaroi Osmani.

Në anën tjetër, ai vlerëson se propozim-ligji i ri e zhvendos barazinë nga e drejtë në dëshirë dhe nga obligim në politikë publike, në një shoqëri me paragjykime reale etnike.

“Kur ligji lë hapësirë, padrejtësia gjithmonë e shfrytëzon. Prandaj ky ligj nuk duhet të kalojë,” theksoi Osmani.

Në përfundim, nënkryetari i BDI-së e cilësoi këtë propozim si një “paketim të një çmontimi”, me titull të bukur, por me përmbajtje bosh. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2025 12:27 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
222
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?