Agjente e Haaland mohon çdo kontakt me Barcelonën: “Nuk ka asgjë për të diskutuar”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Mars, 2026 00:11

Agjente e Haaland mohon çdo kontakt me Barcelonën: “Nuk ka asgjë për të diskutuar”

Agjente e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka dalë me një deklaratë zyrtare për të mohuar çdo interes të klubit FC Barcelona për transferimin e lojtarit.

Sipas saj, pavarësisht spekulimeve gjatë procesit të zgjedhjeve në Barcelonë dhe thashethemeve që klubi mund të ketë prioritet për të nënshkruar me Haaland në të ardhmen, nuk ka pasur asnjë kontakt mes palëve. “Ne kemi shumë respekt dhe admirim për Barcelonën, por nuk ka pasur asnjë kontakt,” tha Pimenta në intervistën e dhënë për @elchiringuitotv.

Ajo shtoi gjithashtu se “as me Erling Haaland dhe as me drejtuesit e Barcelonës nuk ka pasur bisedime për transferim të mundshëm”. Pimenta theksoi se sulmuesi është i lumtur te Manchester City, ku ka rinovuar kontratën disa muaj më parë dhe gjithçka po shkon shumë mirë për të.

Deklarata vjen pas një vale spekulimesh për merkato, duke qartësuar se Haaland nuk është i interesuar të largohet nga Manchester City dhe se çdo bisedë për transferim aktualisht është e papërshtatshme.

Flaka

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Mars, 2026 00:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?