Aleanca për Shqiptarët: VLEN po dështon, vetëm premtime pa rezultate

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Prill, 2026 19:31

Aleanca për Shqiptarët: VLEN po dështon, vetëm premtime pa rezultate

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së VLEN-it, duke e akuzuar për mungesë konkrete rezultatesh dhe për vazhdim të praktikave të vjetra politike.

“Edhe pas dy vitesh në pushtet, VLEN ende nuk ka arritur të sigurojë zëvendësdrejtor shqiptar në ‘Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele’. Kjo vetëm sa dëshmon paaftësinë dhe mashtrimin politik”, thuhet në reagim.

Nga kjo parti theksojnë se premtimet për dinjitet, përfaqësim dhe ndryshim kanë mbetur vetëm në letër. “Çfarë sollët në të vërtetë? As përparim në zbatimin e gjuhës shqipe, as rezultate në punësime, asnjë hap në eurointegrime”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata kritikojnë edhe figurat politike brenda VLEN-it, duke i akuzuar për vazhdimësi në pushtet për dekada. “Një pjesë e juaj, që sot shiteni si ‘ndryshim’, jeni pjesë e pushtetit prej 25 vitesh. Prandaj askush nuk u beson më arsyetimeve, justifikimeve dhe teatrit politik”, thuhet më tej në reagim.

Sipas tyre, problemi nuk është vetëm mungesa e rezultateve, por edhe mungesa e përgjegjësisë. “Nuk mund të rrini me dekada në pushtet dhe pastaj të silleni sikur nuk keni asnjë përgjegjësi për dështimet. Mund ta ndryshoni sa të doni ngjyrën e CV-së suaj politike, por dështimet mbeten pjesë e saj”, theksojnë nga kjo parti.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se VLEN nuk ka ardhur për të zgjidhur problemet e shqiptarëve, por për t’i mbuluar ato me propagandë. “Ashtu siç keni vepruar në 23 vitet para kësaj qeverie, ashtu po veproni edhe në këto 2 vite qeverisje si VLEN. E ndryshuat logon, por jo veset. E ndryshuat emrin, por jo dështimin e vazhdueshëm”, thuhet në reagim.

Në fund, ata nënvizojnë se qytetarët kërkojnë rezultate konkrete dhe jo retorikë politike. “Shqiptarët nuk kanë më nevojë për fjalë të mëdha. Fjalët e mëdha i dëgjuam gjatë 23 viteve të kaluara. Shqiptarët kanë nevojë për rezultate. Me emrin tuaj të ri, VLEN, dhe me gjithsej 25 vite rreth pushtetit, vazhdoni të dështoni”, përfundon reagimi.Gazeta Flaka

56
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Prill, 2026 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
56
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?