Ali Ahmeti nga Petroveci: Dita e mirë shihet që në mëngjes!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Petrovec, ku është zgjedhur udhëheqja e re lokale e partisë.

Ahmeti vlerësoi atmosferën dhe organizimin e kuvendit, duke theksuar se dega e Petrovecit po nis një kapitull të ri me energji dhe përkushtim.

“Dita e mirë shihet që në mëngjes! Kuvendi Zgjedhor i Degës së Petrovecit solli energji të re, unitet dhe përkushtim për përballjet që na presin. Kryetari i degës, z. Tahir Livoreka, së bashku me strukturat partiake të zgjedhura sot, premtojnë që që nga dita e parë se sukseset nuk do të mungojnë”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, angazhimi i strukturave të reja do të reflektohet në forcimin e organizimit partiak dhe në shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.
“Me punë, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët, dega e Petrovecit do të vazhdojë të jetë një shembull i organizimit dhe i rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund, kreu i BDI-së uroi të zgjedhurit për detyrat e reja, duke iu dëshiruar suksese në rrugëtimin e tyre politik.

“Urime të zgjedhurve dhe suksese në rrugëtimin e ri politik!”, ka përfunduar Ahmeti.

















