Alonso konfirmon: Caicedo mungon ndaj Hull City
Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka konfirmuar se Moises Caicedo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Hull City, duke bërë të ditur se klubi nuk dëshiron të marrë rreziqe me mesfushorin.
Alonso deklaroi se Caicedo nuk është në dispozicion, ndërsa la të hapur mundësinë që ai të rikthehet për përballjen ndaj Brentfordit.
Trajneri spanjoll konfirmoi gjithashtu se Palestra, Emegha dhe Henderson nuk janë ende të gatshëm për të luajtur.
Sa i përket Cole Palmer dhe Morgan Rogers, Alonso vlerësoi marrëdhënien mes dy lojtarëve, duke thënë se të dy po e shijojnë futbollin së bashku dhe se lidhja e tyre ka qenë e fortë edhe para se të luanin në të njëjtin ekip.
Për sfidën ndaj Hull City, Alonso paralajmëroi se Chelsea nuk do ta nënvlerësojë kundërshtarin. Ai theksoi se Hull City e meriton pozitën ku ndodhet dhe se ka treguar paraqitje të mira ndaj Manchester United, Coventry City dhe Aston Villa.
“Ne jemi gati. Nuk do të ketë vetëkënaqësi nga ana jonë. Do të kemi respekt të plotë për ta. E dimë se do të jetë e vështirë, por kemi një mundësi të mirë nëse luajmë lojën tonë”, u shpreh Alonso.
Flaka












