Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, sërish përplas pozitën me opozitën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:11

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, sërish përplas pozitën me opozitën

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN, theksoi se ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani është dashur të lirohet që ditën e parë, por këtë e ka penguar një prokuror nga Kërçova, shkruan Alsat.

“Jam dëgjuar me Blerim Ramadanin, kam biseduar. E di se Blerim Ramadani është dashur prej ditës së parë të lirohet, por fatkeqësisht një prokuror prej Kërçove nuk e la atë mundësi që atë ditë të lirohet dhe e komplikoi situatën. Më tutje, çfarë ka ndodhur nuk kam dijeni, por besoj që institucionet përkatëse do të japin informatë”, tha Arben Taravari, VLEN.

Por opozitarja BDI akuzon qeverinë se me urdhër të Vuçiqit arreston ushtarë të UÇK-së. Ata theksojnë se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri mashtruan opinionin se është liruar Ramadani.

“Humbësit e zgjedhjeve, vasalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv”, thonë nga BDI.

LSDM-ja nga ana tjetër akuzon ministrin e Brendshëm Toshkovski, për arratisjen e Ramadanit. Sipasj socialdemokratëve, Toshkovski është i paaftë për funksionin dhe e pyet nëse i ka ikur ose vetë e ka lëshuar Ramadanin.

“Arratisja e djeshme  e Blerim Ramadanit, njeri i kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar është edhe një, në vargun e ngjarjeve të cilat konfirmojnë se MPB me Toshkovskin nuk ka kontroll mbi shtetin. Pyesim si është e mundur që të lejohet arratisja e të burgosurit të kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar? A lejoi të ikë ose është tërësisht i paaftë të ruaj kriminel i cili ndërkombëtarisht kërkohet?”, u shprehën nga LSDM.

Ministri Toshkovski, akuzat e LSDM-së i vlerëson të pabaza. Sipas tij, MPB ka vepruar sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale, megjithatë, çështja kryesore duhet adresuar te gjykata.

“Në rastin me arratisjen e Blerim Ramadanit, pyetja e vërtetë duhet të jetë pse gjykata vendosi që ta vendosë personin në paraburgim shtëpiak, në vend të paraburgimit efektiv. Njoh juristë edhe në LSDM të cilët e kuptojnë ndarjen e pushtetit dhe e dinë se MPB dhe gjykata janë institucione të ndryshme, por është për keqardhje që kryesia e LSDM-së dhe shërbimi PR i tyre i injorojnë këto fakte dhe akuzojnë vetëm për të fituar pikë politike”, tha Pançe Toshkovski, ministër i MPB-së.

Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe kryeministri Hristijan Mickoski, duke vlerësuar se ky është edhe një shkak më shumë për të bërë reforma në gjyqësor./ Alsat.mk

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?