Arsyeja pse Reali nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2025 13:56

Arsyeja pse Reali nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit

Nuk është një sekret në kryeqytetin spanjoll se nëse do të varej nga Carlo Ancelotti, atëherë Real Madridi do të kishte sjellë përforcime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.

Nuk është një befasi se një trajner  shtyn për më shumë opsione në skuadrën e tij, por pak prej tyre janë ballafaquar me një krizë lëndimesh si në ‘Valdebebas’. 

Ndonëse ndodhi kjo, drejtuesit e klubit vendosën që të mos transferojnë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi kështu ka qenë politika e tyre në vitet e fundit. 

Ky vendim nuk u mor as nga komiteti sportiv tek Real Madridi. Drejtori gjeneral Jose Angel Sanchez, shefi i skautëve Juni Calafat dhe drejtori sportiv Santiago Solari kanë të drejtë të përfshihen në marrjen e vendimeve. 

Por, përgjigja finale vjen nga presidenti Florentino Perez. Cadena SER ka raportuar se ishte Perez ai i cili ia mbylli derën transferimeve në janar. 

Perez ka vendosur të mos bëjë biznes në janar për shkak të gjendjes financiare të klubit. 

Pas një epoke ku shpenzuan shumë para, Perez është bërë më i kujdesshëm me financat e Real Madridit, dhe mesazhi është që Real Madridi ka para për të investuar, por jo për t’i çuar dëm. 

Ai beson se ka talent të mjaftueshëm brenda skuadrës për të anashkaluar vlerat ‘astronomike’ të tregut për të sjellë dikë në baza emergjente. 

Perez ndjen se sukseset e fundit i japin gjithashtu atij të drejtë në ankesat e tifozëve për mungesë të transferimeve dhe për të mos bërë lëvizje të nxituara.

27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shkurt, 2025 13:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?