ASH për VLEN-in: Ata që janë të kapur me dosje kriminale nuk guxojnë të lëvizin përtej vijave të kuqe të Mickoskit

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 10:33 Përditësuar

ASH për VLEN-in: Ata që janë të kapur me dosje kriminale nuk guxojnë të lëvizin përtej vijave të kuqe të Mickoskit

Në reagim ndaj sulmeve të orkestruara të VLEN-it, ku vazhdimisht përmenden Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i saj, Arben Taravari, partia shqiptare thekson se akuzat janë të pabaza dhe me qëllim denigrues.

“Çdo akuzë politike dhe çdo sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët do të gjykohet nga qytetarët shqiptarë në tetor. Mesazhi ynë është i qartë: shqiptarët do të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe për liderët që i përfaqësojnë me integritet dhe përkushtim ndaj komunitetit”, tha Aleanca për Shqiptarët.

Partia thekson se ka zgjedhur popullin dhe jo kolltuqet qeveritare, duke dëgjuar zërin e qytetarëve kundër një qeverie që e konsideron “antishqiptare, pro-serbe dhe pro-ruse”. “Ne ftojmë VLEN-in të mos përdorë narrativin e VMRO-DPMNE-së kundër Arben Taravarit, pasi, me apo pa vetëdije, bëhet pjesë e një fushate kundër shqiptarëve që gatuhet te Pallati i Bardhë”, thuhet në komunikatë.

Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari, si gjatë qeverisë së kaluar në vitin 2024, ashtu edhe në këtë qeveri, braktisën pushtetin me vendim të autonomshëm. “Aleanca nuk është e kapur, nuk është peng i askujt, nuk blihet dhe nuk shitet – dhe këtë e kanë kuptuar qytetarët. Ata që janë të kapur me dosje kriminale nuk guxojnë të lëvizin përtej vijave të kuqe të Mickoskit, sepse përfundojnë pas grilave për keqpërdorimet masive të pushtetit”, thekson Aleanca.

Partia bën thirrje për respekt të procesit demokratik dhe të barazisë në garën zgjedhore, duke theksuar se “politika e denigrimit nuk ka vend në vendimmarrjen qytetare”. Flaka Media

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 10:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?