Aston Villa arrin marrëveshjen me Chelsean për Garnachon, argjentinasi drejt transferimit në “Villa Park”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2026 19:07

Aston Villa arrin marrëveshjen me Chelsean për Garnachon, argjentinasi drejt transferimit në “Villa Park”

Aston Villa ka arritur marrëveshjen me Chelsean për transferimin e Alejandro Garnachos. Sulmuesi argjentinas pritet të kalojë te klubi nga Birminghami në formë huazimi, me një opsion blerjeje që më pas do të bëhet i detyrueshëm.

Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve përfshin që Aston Villa të mbulojë pagën e Garnachos gjatë periudhës së huazimit, ndërsa blerja përfundimtare pritet të realizohet në vitin 2028.

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, e ka kërkuar personalisht afrimin e 22-vjeçarit, duke e parë atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës.

Garnacho, i cili më parë ishte pjesë e Manchester United dhe më pas u transferua te Chelsea, shihet si një lojtar me potencial të madh falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të luajtur në krahët e sulmit.

Ky transferim pritet të jetë një nga lëvizjet më interesante të merkatos së verës, pasi Aston Villa synon të forcojë skuadrën për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2026 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?