Aziri ndaj “Levicës”: Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj
Botuar nga Driton Zenku
3 Shtator, 2024 22:04
Elmi Aziri, deputeti i ASH-së krahu i Selës, akuzon “Të Majtën” se po i pengon gjuha shqipe në institucionet e vendit.
Ai tha se nuk mbështetin interpelancën kundër Gashit, por jo për motivet e së “Majtës” fashiste”.
“Fronti Europian është kundër kësaj interpelance, por jo për motivet e juaja fashiste. Afrim Gashi duhet të jap dorëheqje për shkak se nuk ka legjitimitet, sepse nuk është zgjedhur me votat e shqiptarëve, por është i përkëdheluri i Mickoskit”, tha Aziri.
Aziri tha se kur vjen në pyetje çështja kombëtare të gjithë ne bëhemi bashkë
“Tendenca juaj për ta deshtiptarizuar parlamentin, edhe institucioni edhe shtetin ne atëherë do jemi të gjithë bashkë, këtë asnjëherë mos e largoni nga mendja. Këto tendencat e juaja fashiste nuk do t’ju kalojnë”, tha Aziri.
Aziri tha se gjuha shqipe ka qenë para se me ju me qenë këtu, prandaj ju jeni dhe kundër flamurit të NATO-s dhe BE-së ju pengon edhe flamuri shqiptar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.