Balkani “piketon” dy përforcimet e reja nga Superiorja e Shqipërisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 21:44

Balkani “piketon” dy përforcimet e reja nga Superiorja e Shqipërisë

Skuadra e Ballkanit siç duket ka “piketuar” dy afrimet e radhës gjatë kësaj periudhe. Kështu, Mustafa Salami vazhdon të “çmend” ekipet shqiptare dhe interesimet për të sa vijnë e shtohen dhe pjesë e listës së gjatë bëhet edhe Ballkani.

Këto të fundit e kërkojnë për të përforcuar krahët e sulmit për sezonin e ri, shkruan “NewSport”. 22-vjeçari ka kontratë me Kukësin dhe për një vit tjetër dhe mbetet të shihet se si do të zgjidhet kjo situatë, pasi lojtari ka bërë kërkesë në FSHF për t’u larguar nga verilindorët.

Ndërkohë, nga ana tjetër klubi kërkon të përfitojë nga shitja e tij, teksa me ardhjen e drejtuesve të rinj te verilindorët situata mund të marrë rrjedhë tjetër.

Ndërkaq, lojtari i radhës që kërkohet nga kampionët e Kosovës është Elmando Gjini. Ky i fundit mund të largohet nga Teuta dhe të provojë një eksperiencë jashtë Superiores. Gjithashtu durrsakët  janë të gatshëm ta shesin dhe të përfitojnë nga shërbimet e qendërmbrojtësit.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?