“Ballistët” shpërthejnë ndaj FFM-së: Dënimi i Shkëndijës është politik dhe selektiv

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 15:56

“Ballistët” shpërthejnë ndaj FFM-së: Dënimi i Shkëndijës është politik dhe selektiv

Tifogrupi “Ballistët” ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), duke e cilësuar dënimin financiar ndaj KF Shkëndija si selektiv, të padrejtë dhe me prapavijë politike.

Përmes një komunikate publike të publikuar nga faqja zyrtare “Ballistet Tetove 1992”, tifogrupi kuqezi ka akuzuar federatën për standarde të dyfishta dhe trajtim diskriminues ndaj klubit tetovar, duke krahasuar dënimet e shqiptuara për përdorim të mjeteve piroteknike.

Sipas tyre, KF Sileks është dënuar me 5.000 euro për të njëjtën shkelje, ndërsa KF Shkëndija është gjobitur me 15.000 euro.

“Nëse i krahasojmë dënimet për ngjarje të njëjta te klubet e tjera, ky i fundit është skandaloz, i pamenduar mirë dhe i qëllimshëm”, thuhet në reagimin e tifogrupit.

“Ballistët” kërkojnë reagim institucional dhe politik, duke i bërë thirrje faktorit politik shqiptar që të ushtrojë presion për rishikimin e vendimit. Në të kundërtën, ata paralajmërojnë se mosveprimi do të konsiderohet si paaftësi politike.

Në reagimin e tyre, tifozët i janë drejtuar edhe sponsorit kryesor të klubit, Lazim Destani, me kërkesën që të mos ketë tërheqje apo dorëzim, por të vazhdohet me investime dhe mobilizim për sezonin e ardhshëm.

Ata kërkojnë forcimin e bashkëpunimit mes kryesisë, tifozëve dhe sponsorëve, duke e cilësuar këtë si moment kyç për rikthimin më të fuqishëm të klubit.

Në fund të reagimit, “Ballistët” theksojnë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë klubit dhe se mbështetja ndaj Shkëndijës mbetet e pakushtëzuar. Gazeta Flaka

294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 15:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?