Ballkani në alarm për naftën: masa të reja në Shqipëri, Serbi dhe Slloveni

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2026 17:19

Ballkani në alarm për naftën: masa të reja në Shqipëri, Serbi dhe Slloveni

Kriza e çmimeve të naftës ka përfshirë të gjithë rajonet e Evropës, duke detyruar qeveritë të ndërmarrin masa të menjëhershme për të përballuar pasojat ekonomike. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në funksionimin e bizneseve, duke rritur kostot e transportit dhe të produkteve bazë. Përballë kësaj situate, shtetet e rajonit kanë filluar me marrjen e masave që të zbusin ndikimin e krizës dhe të ruajnë stabilitetin ekonomik në një periudhë sfiduese për kontinentin.

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama deklaroi së fundmi se planifikon ulje të akcizës së naftës për rreth 20%, për të lehtësuar barrën mbi përdoruesit e automjeteve. Rama vuri në dukje se qeveria po përgatit edhe projektligjin për rezervat strategjike, i cili ndodhet në konsultim publik, dhe po planifikon ndërhyrje të reja në tregun e karburanteve për të garantuar ekuilibrin e çmimit dhe transparencën e lëvizjeve të naftës në vend.

Sllovenia ka kufizuar furnizimin me karburant për qytetarët në 50 litra në ditë. Sipas masave të miratuara, në stacionet e karburanteve është e lejuar që çdo individ të furnizohet me maksimum 50 litra karburant në ditë, ndërsa për personat juridikë dhe individët që ushtrojnë veprimtari, përfshirë bujqësinë, lejohet deri në 200 litra.

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi masa për periudhën në vijim, përfshirë lirimin e rreth 40 mijë tonëve të naftës nga rezervat shtetërore dhe uljen shtesë të akcizave me 40 për qind. Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, deklaroi më 21 mars se shteti i saj po negocion me kompanitë e naftës për të gjetur mënyrën më të mirë dhe çmimet më të mira me të cilat do t’u ofrojë 40.000 tonë naftë nga rezervat shtetërore.

Sakaq, , kryeminsitri Hristijan Mickoski, njoftoi se qeveria ka marrë vendim për uljen e TVSH-së për benzinën dhe dizelin nga 18 në 10 për qind, me qëllim që siç tha, të zbutet goditja ndaj qytetarëve. Me këtë vendim, Mickoski tha çmimi i benzinës pritet të mbetet i pa ndryshuar, ndërsa çmimi i dizelit të rritet rreth 3,5 denarë për litër. Gazeta Flaka

99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2026 17:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?