Barcelona arrin rekordin historik, të ardhurat kalojnë 1 miliard euro

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2026 21:08

Barcelona arrin rekordin historik, të ardhurat kalojnë 1 miliard euro

Barcelona ka arritur një rekord të ri në historinë e klubit, duke kapërcyer për herë të parë shifrën prej 1 miliard eurosh të ardhura.

Shifra përfaqëson një moment të rëndësishëm financiar për klubin katalanas dhe vjen kryesisht falë rritjes së të ardhurave nga stadiumi.

Barcelona e ka arritur këtë nivel pavarësisht faktit se gjatë një pjese të sezonit është përballur me kufizime në kapacitetin e stadiumit, ndërsa disa ndeshje janë zhvilluar edhe në Estadi Johan Cruyff.

Rritja e të ardhurave shihet si një lajm i rëndësishëm për presidentin Joan Laporta dhe drejtuesit e klubit, të cilët po synojnë të forcojnë situatën financiare të Barcelonës.

Arritja e shifrës prej 1 miliard eurosh shënon një rekord historik për klubin dhe tregon për ndikimin e madh ekonomik që vazhdon të ketë Barcelona në futbollin evropian.

Flaka

272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2026 21:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut